MEDIAT LOKALE NË GJUHËN SHQIPE NË LUGINËN E PRESHEVËS TË PA BARABARTA DHE PA QASJE TË MJAFTUESHME NË FONDET SHTETËRORE

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit ????? . Ligjërisht, e drejta për informim në gjuhën e pakicave kombëtare bazohet në Republikën e Serbisë, Konventën kornizë, Kartën, Ligjin për pakicat kombëtare, Ligjin për këshillat e pakicave kombëtare, dhe ligjet të cilat e rregullojnë fushën e mediave.

Praktikisht, mediat rajonale dhe republikane në Serbi nuk kanë asnjë minutë program në gjuhën shqipe. Mediat lokale në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës nuk kanë qasje të barabartë dhe lehtësira në projektet e fondet shtetërore. Madje ato edhe goditën vazhdimisht me metodat më perfide nga strukturat (para)politike shtetërore. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është çdo ditë e më shumë e pranueshme në tabloidët dhe në gjuhën publike të Serbisë.

Këshillit Kombëtar Shqiptar ofron ndihmë juridike mediave lokale dhe lufton juridikisht gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve, po nxit krijimin e rrjetit të bashkëpunimit multimedial në vend dhe mbështet mediat lokale në qasjen e tyre ndaj institucioneve të kulturës dhe informimit.

Këtë vit Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është fokusuar në “Gazetarinë pa frikë ose pa favore” në një peizazh gjithnjë e më kompleks të mediave. Nën-temat si: Siguria e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave; Gazetaria e pavarur dhe profesionale, pa ndikim politik dhe komercial; Barazia gjinore në të gjitha aspektet e mediave.

Megjithatë, media e lirë dhe e pavarur????? është thelbësore për një demokraci të shëndetshme??edhe në Luginën e Preshevës. Liria e shtypit dhe trajtimin e dezinformimit është e domosdoshme edhe në kontekstin platformave dixhitale mbetet esencial në përparimin e shoqërisë.

Kujdesi për informacion të besueshëm është përgjegjësi e të gjithëve, dhe na ndihmon të marrim vendime më të mira. Andaj mbështes fuqimisht lirinë e fjalës dhe të drejtën e informimit. Dezinformimi, edhe në gjendje të jashtëzakonshme, luftohet përmes transparencës dhe medias së lirë e të pavarur me lajme të verifikuara, shkencore, të bazuara në fakte dhe analiza.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e KB në dhjetor 1993, pas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s. Që atëherë, 3 maj, përvjetori I Deklaratës së Windhoek festohet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *